Kuvend, nesër seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar

Kuvendi mblidhet të mërkurën në seancën plenare, që është dhe e fundit për këtë sesion, ndërsa pritet me interes qëndrimi i opozitës nëse do t’i bashkohet jetës parlamentare pas një bojkoti pesë mujor.

Rendi i ditës i Kuvendit përfshin diskutimin e disa projektligjeve, si dhe votimin e disa çështjeve të tjera. Mes tyre veçohen ndryshimet në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore”; ato në ligjin “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, ndryshimet në ligjin e ‘prokurimit publik’, etj.

Gjithashtu, Kuvendi pritet të miratojë dhe tre kanditaturat për anëtarë të Bordit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare dhe të Drejtorit e Nëndrejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF-së; miratimin e kandidaturave për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë; pr/rezolutën “Për njohjen dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile në procesin e zhvillimeve demokratike të vendit”, si dhe pr/vendimin “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”. 

SHKARKO APP