Kuvend, opozita me skenar për seancë të pazakontë
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare në orën 10:00 për të miratuar projektrezolutën e qeverisë shqiptare mbi Rekomandimin e KE për Shqipërinë 2018. Votimi është me shumicë të thjeshtë, dhe kërkohet të shprehen grupet parlamentare.
Seanca pritet të shoqërohet me tensione dhe debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. PD ka paralajmëruar një seancë të pazakontë, ku pasi Lulzim Basha të mbajë fjalën, deputetët e opozitës do të bllokojnë foltoren në shenjë proteste.
Opozita ka thirrur shqiptarët në protestë të shtunën, ku do të kërkojnë shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas publikimit të audio-përgjimit, ku vëllai i tij zhvillon një bisedë kompromentuese me dëshmitarin X, të identifikuar si Albert Veliu, lidhur me transportin e një ngarkese me drogë në Itali.
KOHA JONË SONDAZH

