Kuvend, opozita ngrihet në këmbë dhe bllokon foltoren
Opozita bllokoi sot foltoren e Kuvendit, në momentin kur në të doli të fliste deputeti Rakip Suli.
Deputeti socialist do të replikonte pas fjalës së deputetit të PD-së ,Eduard Halimi, i cili lexoi sërish sot kushtet e PD-së për kthimin normal të punimeve të Kuvendit.
Kujtojmë se Partia Demokratike e akuzon Rakip Sulin si një nga deputetët që ka shfrytëzuar fonde publike.
“Ky parlament nuk mund të vazhdojë misionin e vet pa larguar deptuetët që dyshohet se kanë shfrytëzuar fondet publike dhe pa i vendosur ata para ligjit. Shumica injoroi vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.
Kur foltorja e Kuvendit u bllokua nga deputetët e opozitës, kryetari Ilir Meta urdhëroi ndërprerjen e seancës për 5 minuta pushim. Tashmë ajo ka rifilluar sërish, teksa deputetët e opozitës gjenden në këmbë … (vijon)
KOHA JONË SONDAZH

