Kuvend, Rama përballë opozitës për skemën e ndihmës ekonomike
E paralajmëruar rreth dy javë më parë, në seancën e sotme parlamentare do të zhvillohet mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama.
Debati është kërkuar nga PD-ja lidhur me çështjen e heqjes nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve të varfra në gjithë vendin, e cila pretendon që janë hequr pa të drejtë.
Partia Demokratike e cilëson kriminal dhe të papërgjegjshëm aktin e përjashtimit të mbi 20 mijë familjeve në nevojë, duke i lënë në mëshirën e fatit, pa u dhënë asnjë sqarim dhe duke u hequr të drejtën kushtetuese, të përcaktuar në nenin 52.
KOHA JONË SONDAZH

