Kuvend/ Referendumi për “mbetjet” përfshihet në kalendarin e punimeve

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot kalendarin tre-javor të punimeve.

Sipas të dhënave, mësohet se kërkesa e Partisë Demokratike për referendumin e mbetjeve, i cili u miratua pak ditë më parë në Kuvend me 63 vota pro, është futur në kalendar për t’u diskutuar. Sakaq, Konferenca vendosi edhe për dy komisionet hetimore për CEZ.

Dje Taulant Balla, kryetari socialist i komisionit hetimor për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar gjatë privatizimit të operatorit të sistemit të shpërndarjes (OSSH), i kërkoi kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta zgjatjen per një periudhë 3-mujore të afatit të veprimtarisë të këtij komisioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një letër drejtuar kreut të Kuvendit, Balla tha se ndonëse komisioni ka vijuar punën në përmbushje të objektit për të cilin është krijuar, afati ligjor i funksionimit të tij përfundon sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?