Kuvend, shtyhet votimi i projektligjit për turizmin

Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë vendosi shtyrjen e votimit të projektligjit për turizmin.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta njoftoi paraditen e sotme marrjen e këtij vendimi, në formë unanime nga anëtarët e Konferencës.

Meta deklaroi se votimi është shtyrë për ditën e hënë, në mënyrë që t’i jepet kohë opozitës që ta shqyrtojë këtë ligj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca vijoi punimet me debate të tjera. Deputeti i PD, Arben Ristani akuzoi institucionet shtetërore se nuk kanë vullnet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke cituar të dhëna të institucioneve ndërkombëtare, Ristani theksoi se, Shqipëria është kthyer tashmë në një urë droge.

“Departamenti i Shtetit po ofron një mbështetje të madhe në këtë drejtim. Por ne duhet të gëzohemi pak për këtë ndihmë, sepse duhet të trishtohemi për nivelin e krimit ku e ka futur vendin në këto 2 vjet kjo qeveri. Sasia e lëndëve narkotike nga Shqipëria të kapura nga policia në Itali dhe Greqi ka arritur nivele historike. Shqetësim për trafikun e narkotikëve e ka ngritur edhe Antimafia italiane dhe prokurorët e Gjenevës, që e cilësuan Shqipërinë si Kolumbinë e Evropës”, deklaroi Ristani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?