Kuvend, Topalli: Ku është qeveria? Meta: Ja ku Beqajn 2 metra të gjatë

 

Thuajse në çdo rast të mbajtjes së seancave plenare në mungesë të kryeministrit Rama për shkak të vizitave zyrtare jashtë vendit, opozita flet për "arratisje" të qeverisë dhe kërkon prezencën e tij në Kuvend.

Edhe këtë të enjte kur shefi i qeverisë ndodhet në një vizitë zyrtare në Izrael, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ju drejtua drejtuesit të seancës Ilir Meta se përse në sallë mungojnë anëtarët e kabinetit qeveritar me në krye Ramën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rreshtin e karrigeve ku ulen ministrat ishte vetëm ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meta zgjodhi t'i përgjigjet me batutë deputetes demokrate.

Topalli: Një pyetje kam, ku është qeveria?
Meta: Faleminderit për pyetjen. Beqaj është 2 metra i gjatë edhe duket.  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?