Kuvendi çeli sezonin e ri, gazetari Kikia: Opozita nuk vjen në pushtet! Berisha dhe Meta ta mbyllin karrierën politike
Dje (e hënë) pas pushimeve verore, Kuvendi çeli sesionin e 7 të legjislaturës së tij të dhjetë, në një seancë të posaçme që zgjati rreth një orë. Gazetari Mentor Kikia, thotë se palët kanë një qasje për të qenë më bashkëpunuese me njëra tjetrën. ”Nuk duhet të presim që Parlamenti të kthehet në kishë, ku të gjithë të jenë në paqe dhe të luten, Parlamenti është një arenë ku prodhohet politikë dhe ky opozita dhe mazhoranca janë në kontraditë me njëra-tjetrën sepse kjo është demokracia. Ajo që ne na bënë të ndihemi mirë është kur shohim që nuk ka konflikte sepse Parlamenti ka qenë konfliktual dhe kjo jo më shumë për përplasjet parimore që kanë të bëjnë me standardin e ligjeve që miratohen”, tha ai në ”Report TV”.
Sipas tij, opozita ka hequr dorë nga aksionet për të bllokuar seancat në Kuvend. Opozita duket se do të shkoj në zgjedhjet e ardhshme e ndarë në disa pjesë, gjë për të cilin sipas gazetarit kjo është një disavantazh për opozitën. ”Ka një ndryshim në kampin e mazhrancës, ku çdo votë proqeveritare shkon tek kutia e PS, në kampin opozitar jo çdo votë kundër qeverisë shkon në kutinë e një partie të vetme, janë të paktën 10 parti politike dhe gjasat janë që të shtohen. Alibeaj është në një kurs politik mosdakordësie me Bashën dhe në vend që partitë e opozitës të bashkohen për të bashkuar votat, ndahen. Unë them se s’ka asnjë shancë që opozita të vijë në pushtet. PS është parti e organizuar dhe e angazhuar, ndryshe nga partitë opozitare që hidhen vetëm kur vijnë zgjedhjet”, tha ai.
I pyetur lidhur me zgjedhjet parlamentare në 2025 nëse i sheh si një test për Metën dhe Berishën, ai u shpreh e ata duhet që ta kishin mbyllur karrierën politike tashmë. ”Ata e kanë përfunduar dhe duhet ta kishin mbyllur karrierën e tyre politike, por duhet pritet edhe një proces zgjedhor për të parë se ku janë ata në raport me votën dhe me mbështetjen e qytetarëve. Berisha ka arritur majat e suksesit dhe nuk ka më arsye për të provuar, Meta ka provuar postin e kryetarit të shtetit dhe tani kërkon të bëhet kryetar komune. Duhen qasje të reja, Berisha, Meta dhe Basha janë provuar”.