Kuvendi dërgon në Kushtetuese mandatin e deputetit Kokëdhima
Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur që mandati i deputetit Koço Kokëdhima të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Nga 116 deputetë të pranishëm në sallë, 106 kanë votuar pro, 2 kanë votuar kundër dhe 4 të tjerë abstenuan.
Tashmë do të jetë Kushtetuesja që do të shqyrtojë kërkesën e PD-së, e cila pretendon se, Kokëdhima ka përfituar fonde publike përmes kompanisë së tij “Abissnet” pas kohës që ishte bërë deputet.
Duke folur sot në Kuvend, deputeti i Vlorës tha se, akuzat e PD-së janë shpifje të fabrikuara nga ish-kryeministrin Berisha, të cilin Kokëdhima e cilësoi si “kufomë politike”
KOHA JONË SONDAZH

