Kuvendi i 11 dhjetorit, Berisha: Azem Hajdari do shpallet ”President Nderi” i PD
Sali Berisha nga takimi me demokratët në Librazh përmes ”Foltores”, tha se në qoftë se PD mbijetoi në vitin 1997, mbijetoi para së gjithash dhe mbi të gjitha nga mbështetja e të përndjekurve politik.
Po ashtu Berisha tha se në Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor, Azem Hajdari do të shpallet ”President Nderi” i përjetshëm i PD-së.
”I pamposhtur ishte Ali Spahija, Pjetër Arbnori, në të gjitha nivelet dhe në fund të fundit, se qe periudhë e vështirë, që në fakt u bë gjithçka të asgjesonin PD-në. Problemi i tyre ishte se donin të vazhdonin pas 91 dhe 92-shit, siç vazhdoi Millosheviçi në Beograd, donin të vazhdonin në Shqipëri.
Përmbysja e pushtetit ishte çështja që i bënte më hakmarrës se kurrë. Dua t’u informoj se në Kuvendin e 11 dhjetorit, themeluesi i PD Azem Hajdari do të shpallet ”President Nderi” i përjetshëm i kësaj partie”.