Kuvendi i Shqipërisë: Mbështesim sovranitetin e Ukrainës, Rusia të qetësojë situatën

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës po rriten gjithnjë e më shumë, ku SHBA-ja lajmëron se lufta do nisë punë ditësh, Kuvendi i Shqipërisë bën thirrje që situata të zgjidhet me bisedime dhe me diplomaci.

Po ashtu Kuvendi shprehet se mbështet sovranitetin dhe integritetit territorial të Ukrainës. Nga ana tjetër, sot Presidenti Ilir Meta mbajti një takim me Këshillin e Sigurisë.

“Kuvendi i Shqipërisë mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Kuvendi i Shqipërisë, në këtë situatë të vështirë, dëshiron të ritheksojë mbështetjen e Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe të përsërisë thirrjen ndaj Rusisë për të shpërshkallëzuar dhe zgjidhur situatën në mënyrë diplomatike”.

Po ashtu Ministria e Jashtme ka rikonfirmuar edhe njëherë sot pozicionin e Shqipërisë mes konfliktit Rusi-Ukrainë. Me një postim në Twitter, Ministria bën me dije se vendi ynë mbështet sovraniteti dhe integritetin territorial të Ukrainës. I bëhet thirrje Rusisë që të de-përshkallëzojë konfliktin dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike.

SHKARKO APP