Kuvendi Kombëtar më 30 prill, Edi Paloka zbulon agjendën: Gjithëpërfshirja që nga momenti i parë

Këtë të shtunë, 30 prill, Komisioni i Rithemelimit do të mbajë Kuvendin Kombëtar të PD-së. Deputeti demokrat Edi Paloka, thotë se fillimisht ata do të nisin me disa ndryshime statutore dhe më pas do të fillojnë fjalimet dhe diskutimet mes anëtarëve të PD-së.

”Gjithëpërfshirja që nga momenti i parë që kur kemi hapur këtë proces. Pas 6 marsit, ne kemi kërkuar gjithëpërfshirjen në këtë proces dhe të atyre që më deri më 6 mars kishin një pozicion tjetër. Një nga arsyet që shtymë dhe Kuvendin e 22 marsit, ishte pikërisht përfshirja e asaj pjese që deri në atë moment nuk ishte e përfshirë në këtë proces. Më 30 prill do të nisim me disa ndryshime statutore,të cilat kanë si qëllim kryesor përfshirjen jo vetëm të deputetëve që ishin në mbështetje të Bashës, por edhe disa rregullime të tjera që kanë ardhur si propozime qoftë nga baza”,-tha në ”Ora News”.

Paloka u shpreh se një ndryshim në statutin e PD, do të jetë përfshirja e të gjithë deputetëve. Për të data 21 ose 22 Maj do t’i propozohet Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të PD. Sipas tij Kuvendi do përcaktoj datën për kreun e ri të kësaj partie.

Komisioni i Rithemelimit ka përfunduar zgjedhjet për krerët e partisë demokratike në rrethe, ndërsa procesi është shtyre në vetëm 2 degë, në Malësinë e Madhe dhe në degën 21 në kryeqytet. Deputetja e PD-së Albana Vokshi tha se në këtë proces votuan rreth 39 mije e 50 demokratë, rreth 400 demokrat më pak se në referendumin e 18 dhjetorit.

SHKARKO APP