Kuvendi mban një minutë heshtje për ish-deputetin Gilman Bakalli

Me kërkesë të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD, Gilman Bakalli.

Pas fjalës së ish-kryeministrit Berisha, Tahiri tha:

“U ngrita për të kërkuar 1 minutë heshtje për deputetin e partisë tënde sepse kam respektuar gjithmonë sa herë i ke bërë thirrje këtij parlamenti në shenjë humanizmi për të mbajtur një minutë heshtje qoftë edhe për viktimat e aksidenteve rrugore. E gjej unë me vend që për një ish kolegun tonë, ish deputet, shkodran i mirë, një shqiptar i mirë i kërkoj parlamentit ta respektojmë me një minutë heshtje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?