Kuvendi mbyll sesionin për 2022, seancë maratonë për dy ditë
Sot Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Për të shqyrtuar të gjitha çështjet e planifikuara në kalendarin e punimeve, seanca përmbyllëse do të nisë sot në orën 15:00, dhe do të zgjasë dy ditë rresht.
Në axhendë parashikohet të ketë një serë projekligjesh dhe aktesh normative, të cilat janë shqyrtuar më herët në komisionet parlamentare.
Parlamenti pritet të votojë për emrin e Avokati të ri të Popullit, emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese si dhe zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit të Dosjeve.