Kuvendi miratoi buxhetin e vitit 2025/ Spiropali vlerëson produktin, procesin transparent dhe falënderon deputetët
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka vlerësuar produktin, procesin transparent dhe falënderon deputetët për votimin e buxhetit të vitit 2025, pas një seance të gjatë. Sipas kryeparlamentares, me këtë buxhet i kanë dhënë vendit një burim zhvillimi për një Shqipëri me ekonomi të fortë, me më shumë mirëqenie dhe drejtësi sociale.
Postimi i plotë
Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancë maratonë buxhetin 2025, nen për nen dhe në tërësi. Seanca e sotme plenare u parapri nga një proces intensiv, produktiv dhe transparent, diskutime të plota dhe të thelluara në komisionet e përhershme parlamentare. I dhamë vendit një buxhet burim zhvillimi për një Shqipëri me ekonomi të fortë, me më shumë mirëqenie dhe drejtësi sociale. Falënderoj të gjithë deputetët për angazhimin, përgjegjësinë dhe kontributin gjatë diskutimeve në komisione dhe në seancat e gjata.