Kuvendi miraton pr/rezolutën për kthimin e Haradinajt në Kosovë
Kuvendi i Kosovës miratoi me 65 vota pro, 8 abstenim dhe asnjë kundë projket rezolutën ku kërkohet lirimi i menjëhershëm i kryetarit të AAk-së, Ramush Haradinajt.
Votimi u bë pasi deputeteja e AAK-së, Donika Kada Bujupi lexoi tekstin e rezolutës, i cili, tha ajo është harmonizuar e dakorduar nga shefat e grupeve parlamentare.
“1. Qeveria dhe presidentja e Kosovës urgjentisht të kërkojnë te autoritetet sllovene që deputetit të Kuvendit të Kosovës, ish-kryeministrit të qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, tani deputet i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinajt pa asnjë kusht dhe menjëherë t’i kthehet pasaporta diplomatike dhe t’i lejohet kthimi në Kosovë.
2.Qeveria e Kosovës të kërkojë urgjentisht nga Brukseli pastrimin e menjëhershëm të listave, respektivisht të fletëarrestimeve të lëshuara nga Serbia për ish-ushtarët e UÇK-së.
3. Drejtimi i notës proteste shtetit slloven nga institucionet e Kosovës”.
Pas një pushimi, seanca diskutoi për projekt rezolutën e hartuar nga grupet parlamentare të Kuvendit, ku kërkohej kthimi i Haradinajt në Kosovë.
Duke marrë fjalën në Kuvend, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi sot nuk është çështja vetëm me Slloveninë, të njëjtat lista i ke edhe në Morinë , në Shqipëri, sepse Shqipqri aështë pjesë e NATO-s, Interpol, çfarë do të bëjmë ne nëse kjo ndodh në Morinë. Ky është realiteti që duhet ta diskutojmë shumë hapur, nëse një deputet ndalohet ne Morinë apo në respektim të ligjeve të Shqipërisë do të prishemi edhe me Shqipërinë, po kjo është çështje kushtetuese, ligjore dhe shtetëroe dhe jo emocionale”.
“Duhet të kemi kujdes në formulimet tona , në rezuolutat tona, dokumentet ndaj shteteve perkatëse në vecanti ndaj shteteve mike që na kanë mbështetur fuqishëm . Unë nuk jam jo në favor të një rezolute, po të jetë rezolutë me vërtet e përgjegjësive shtetërore dhe jo e dominimit emocional”, theksoi Thaçi
Zv/kryeministri Thaçi nënvizoi se “të gjithë jemi dëshmitarë të një liste të emrave me aktakuza të kohës së Millosheviçit, të cilat janë përsëritur edhe në vitin 2006 nga Kushtunica. Ajo që ka ndodhur dje ka ndodhur edhe me zyrtarët e tjerë, por edhe me mua edhe në Lubjanë edhe në Budapest, por edhe me ish – kryeministrin Agim Çekut. Natyrisht se ky fenomen është shqetësues. Jemi angazhuar maksimalisht me të gjitha autoritetet ndërkombëtare që kjo çështje të tejkalohet dhe të zgjidhet menjëherë e përgjithmonë. Kjo çështje zgjidhet drejtpërdrejt nga Brukseli”.
Thaçi tha se ndalimi i deputetit Haradinaj mund të jetë çështje procedurale e ndonjë polici, i cili sipas tij, detyrohet të veprojë sipas listës që ka.
Ai e ka quajtur të pajustifikueshme ndalimin e Ramush Haradinajt, por që kjo çështje sipas Thaçit duhet të diskutohet seriozisht në Bruksel dhe kjo çështje të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.
Deputetja Donika Kada Bujupi e AAK-së tha se “kjo projekt rezolutë është harmonizuar me të gjitha grupet parlamentare dhe kemi përgatiti bashkarisht. Ndërhyrja e qeverisë në projekt rezolutë është e papranueshme. Qeveria nëse kjo rezolutë kalon është e detyruar ta zbatojë si të tillë sepse jemi republike parlamentare”.
Sipas saj, gjuha e përdorur në këtë rezolutë është shumë më butë sesa veprimet që po bëhen kundër liderëve të Kosovës, jo vetëm në Sllloveni, por edhe në shtete e tjera.
Ndërsa kryeministri Isa Mustafa njoftoi deputetët se ka biseduar me telefon me kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar, të cilit i ka apeluar që Haradinaj t’i mundësohet kthimi sa më parë në Kosovë.
Me votim unanim të deputetëve, Kuvendi i Kosovës zhvilloi një seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës.
Ndalimi i kryetarit të Aleancës për Ardhmërrinë e Kosovës dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas një fletarresti të Serbisë, në Slloveni. Mocioni për seancë të jashtëzakonshme u paraqit nga grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërrinë e Kosovës .
Vendimi për seancë të jashtëzakonshme u mor në fillim të seancës së rregullt, e cila do mbahet pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme.
Interpelanca e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, ishte një nga 14 pikat e axhendës së së seancës së rregullt plenare të Kuvendit të Kosovës të ftuar për sot.
Kjo interpelancë ishte në axhendën e seancës së 4 qershorit, por u shty pasi një ditë më parë qeveria kishte njoftuar me shkrim se zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm nuk do jetë i pranishëm në Kuvend.
Seanca nis me koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, ku priten opinione e njoftime për aktualitetet.
Katër pika të tjera të axhendës janë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, i Projektligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patenta, i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për markat tregtare.
Në vazhdim të seancës bëhet shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2014, i Raportit të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2014, i Raportit të Agjencisë Kosovare për prona për vitin 2014, i Raportit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2014, si dhe shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me kontestet biznesore dhe adresimi i tyre në gjykata.