Kuvendi ndërpret seancën, PD-ja bllokoi sërish foltoren

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Edi Paloka në fjalën e mbajtur sot në hapjen e seancës parlamentare tha se Rama nga një anë tregohet “lëpirës” me ndërkombëtarët dhe nga ana tjetër, “arrogant” me opozitën e qytetarët.

“Rama është me dy pamje, atë të lëpirësit me huajt dhe të arrogantit me opozitën e qytetarët. Komisioneri Hahn ishte i qartë në mesazhet e tij për 4 kushtet që duhen realizuar”, tha Paloka.

Ndërsa ka përsëritur sërish kërkesat e opozitës për dërgimin në Kushtetuese të mandateve të deputetëve Leskaj e Suli, Paloka tha gjithashtu se opozita nuk vë kushte për reformën, porse kërkon vetëm zbatimin e Kushtetutës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryeministri thotë se ne vëmë kushte për t’u ulur në bisedime. Ne nuk kemi vënë asnjë kusht, ne kërkojmë zbatimin e Kushtetutës që duhet zbatuar njësoj nga të gjithë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teksa pas fjalimit të Palokës, deputetët e PD-së  kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Kjo ka bërë që seanca të ndërpritet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?