Kuvendi në normalitet, Bardhi kërkesë Nikollës: Shpallni të pavlefshëm çdo votim në seancën e kaluar

Ka nisur në normalitet seanca në Kuvend ditën e sotme, pas pesë muajsh tensione e kaos.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi kryeparlamentares Nikolla që të shpallen të pavlefshme të gjitha votimet që janë bërë gjatë seancës së kaluar.

“Nga përmbajtja e procesverbalit në faqen 3 drejtuesja e seancës në seancën e kaluar ka verifikuar kuorumin dhe rezulton se janë 65 deputetë prezentë. Në emër të PD-së ju jam drejtuar që të shpallni pavlefshmërinë e votimit të seancës së kaluar, në përputhje me ligjin. Sipas kuorumit do të duhet të jenë 71 deputetë”, tha Bardhi. Ndërkohë Nikolla i tha se ende nuk është marrë një vendim nga Sekretariati i Kuvendit.

SHKARKO APP