Kuvendi në seancë plenare, interpelancë me tre ministra

Këtë të hënë, në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare në Kuvend, ku do të zhvillohen tri interpelanca me ministra. Siç thuhet në urdhrin e Kryetarit të Kuvendit, interpelanca e parë urgjente është kërkuar nga deputeti Artur Roshi me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Rroshi kërkon shpjegime për teportuimin e shtetasit turk, Harun Çelik

Interpelanca e dytë është kërkuar nga një grup deputetësh me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila do të japë sqarime për sistemin në burgje, për respektimin e të drejtave të të burgosurve dhe procedurat që ndiqen për emërtimet dhe shkarkimet.

Interpelanca e tretë është thirrur po nga deputetët e opozitës parlamentare me ministrin Blendi Klosi për dëmtimet të sipërfaqeve me pyjore halore në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës, Peshkopisë nga procesionaria, shkatërruesja e tyre e pamëshirshme, e cila sipas tyre ka tharë me mijëra pisha dhe rrezikon mijëra të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?