Kuvendi nis nesër hetimin për përgjimet me “IMSI Cathcer”

Gjatë seancës së të enjtes të Kuvendit të Shqipërisë, pritet të miratohet edhe ngritja e një komisioni hetimor për hetimin për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga ana e Ministrisë së Brendshme për pajisjen përgjuese “IMSI Cathcer”. Ccështja në fjalë është parashikuar si pika 9 e rendit të ditës së seancës së nesërme plenare, e cila parashikon: Projektvendim “Për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të pajisjes përgjuese” IMSI Cather”, dhe realizimin nëpërmjet saj të përgjimeve të paligjshme” – (nenet 25, 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).

Kërkesa e PD-së

Kërkesa është depozituar nga një grup deputetësh i Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë të zbulojnë nëse pajisja është përdorur për realizimin e përgjimeve të paligjshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni do të përbëhet nga 11 deputetë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita, ndërsa do të drejtohet nga një deputet i PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioni pritet të ushtrojë veprimtarinë e tij për 6 muaj.

Objekti i punës së komisionit hetimor është:

1) Kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi për hyrjen, administrimin dhe përdorimin e pajisjes përgjuese “IMSI Catcher”;

2) Njohja dhe verifikimi i mënyrës së përdorimit të saj dhe lëvizjes së kryer nga kjo pajisje dhe mjetit ku ajo ndodhej;

3) Njohja me dokumentacionin e plotë ligjor për përdorimin e saj, dhe veprimtarinë e kryer me pajisjen “IMSI Catcher”, për të konkluduar në realizimin apo jo të përgjimeve të paligjshme nëpërmjet saj;

4) Kontrolli i sjelljes dhe veprimeve konkrete të autoriteteve të përfshira në këtë ngjarje, në raport me nevojën e zbardhjes së këtij skandali.

Prokuroria ka nisur një hetim për pajisjen, ndërsa janë marrë në pyetje zyrtarët e lartë të policisë së shtetit.

Prokuroria ka nisur një hetim për pajisjen, ndërsa janë marrë në pyetje zyrtarët e lartë të policisë së shtetit. Për veprimtarinë e pajisjes, janë pyetur edhe krerët e disa institucioneve nga Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare, siç është kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, si dhe kryeprokurori Adriatik Llalla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?