Kuvendi nis punën me ligje të vjetra, opozita në protesta të fuqishme

Të hënën e 2 shtatorit, qeveria rikthehet në Kuvend bashkë më deputetët e maxhorancës, pas pushimeve verore. Sipas kalendarit, ligjëvënësit rinisin punën me ligjet e vjetra. Rrëzimi i 9 dekreteve nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për kthim ligjesh do të jenë ndër vendimet e para që Kuvendi pritet të marrë këtë vjeshtë. Ligji për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, ai për koncesionet dhe PPP-të, Kodi Penal, ligji për planifikimin e territorit, rezervat e shtetit, vetëqeverisjen vendore, shërbimin përmbarimor privat si dhe dy koncensionet e rrugëve Orikum-Llogara dhe Milot-Balldren, pritet të rivotohen të pandryshuara pavarësisht vërejtjeve të Presidentit.

Këtë sesion që nis pasditen e kësaj të hëne, do të testohet dhe fati i Reformës Zgjedhore e kryesuar nga Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri. Opozita ka vendosur kusht për pjesëmarrje në komisionin e posaçëm që do të ndryshojë ligjin e zgjedhjeve largimin e ish-ministrit. Paketa antishpifje, e propozuar nga qeveria, pritet të jetë një tjetër sfidë për Kuvendin, jo vetëm mes vetes, por edhe me përfaqësuesit e medias.

Nga ana tjetër, opozita e cila nuk ka reshtur së denoncuari skandalet e qeverisë, ka thënë se në shtator rinisin dhe protestat, të cilat kësaj here duken se nuk do të jenë aq të qeta. Kjo pasi, PD-ja ka akuzuar dhe denoncuar me fakte, veprat penale që kanë kryebashkiakët e PS-së që dolën nga votimet e 30 qershorit. PD, LSI dhe partitë e vogla, do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 13 tetorit, të dekretuara nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?