Presidenti Zelenskyy dekoron kryeparlamentaren Spiropali me Çmimin e Lartë “Urdhëri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka dekoruar Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, me Çmimin e Lartë Shtetëror “Urdhëri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”.

Kuvendi i Shqipërisë ka kënaqësinë të njoftojë opinionin publik se, në kuadër të 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka dekoruar Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, me Çmimin e Lartë Shtetëror “Urdhëri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë.”
Ky është nderimi më i lartë që u jepet grave për merita të veçanta në mbështetje të shtetit dhe shoqërisë ukrainase.

Dekorata e lartë për znj. Spiropali është shenjë mirënjohjeje për qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në mbështetje të lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, dhe gjithashtu një vlerësim për mbështetjen e vazhdueshme të Kuvendit ndaj luftës së drejtë të popullit ukrainas në arenën e veprimtaritë parlamentare ndërkombëtare si edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm parlamentar mes Kuvendit dhe Parlamentit të Ukrainës, Verkhovna Rada.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuvendi i Shqipërisë shpreh mirënjohjen për nderimin e lartë që Presidenti Zelenskyy i bëri kontributit të Kryetares Elisa Spiropali në mbështetje të Ukrainës mike dhe përfiton nga ky rast për të rikonfirmuar qëndrimin e vendosur të Shqipërisë, Kuvendit, institucioneve dhe qytetarëve shqiptarë për dhënien fund luftës dhe vendosjen e paqes së drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës Ruslan Stefanchuk përmes njoftimit zyrtar për secilën figurë si edhe një postimi në mediat sociale, njofton se së bashku me Kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, Presidenti Zelenksyy ka dekoruar 14 figura të larta politike nga SHBA-të dhe vende evropiane për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe bashkëpunimin me Ukrainën në këto kohë të vështira lufte.
“Faleminderit secilit prej jush, miqtë tanë të dashur, anëtarë të familjes së madhe parlamentare, për çmimet e merituara që u janë dhënë nga Presidenti Zelenskyy, në emër të popullit ukrainas!”, shkruan kryeparlamentari Stefanchuk.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?