Kuvendi pritet të miratojë sot Komisionin për Dekriminalizimin

Dekriminalizimi, Vasili: Kemi rënë dakord, s’ka përplasje politike

Kuvendi pritet të miratojë sot Komisionin për Dekriminalizimin. Kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi një ditë më parë se nga Kuvendi dhe administrata gjithçka ka qenë korrekte dhe patjetër ditën e sotme Kuvendi do të shprehet duke miratuar vendimin dhe përbërjen e anëtarëve të këtij komisioni.

Meta tha se grupet përfaqësuese kanë dorëzuar propozimet e tyre dhe gjithcka do të finalizohet sot.

Dy ditë më parë deputeti i PD, Oerd Bylykbashai apeloi mazhorancën që në seancën e sotme të votohej për ngritjen e komisionit për dekriminalizimin e Kuvendit në bazë të marrëveshjes së firmosur mes dy forcave të mëdha politike me garancinë e dy eurodeputetëve Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtjen.

SHKARKO APP