Kuvendi publikon listën zyrtare të kandidatëve për kryetarë të KQZ-së
Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar këtë të hënë dhe listën e kandidatëve për për vakancën e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas mbarimit të afatit të qëndrimit në detyrën të kryetares aktuale Lefterie Luzi,
Lista e personave që kanë depozituar brenda afatit, dokumentacionin dhe kërkesën për aplikim për pozicionin e Kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Lista ndjek rendin alfabetik dhe në të bien në sy emrat e dy krerëve të KQZ-së, Lefterie Luzit e cila kandidon për një mandat të dytë, si dhe ai i nënkryetarit Denar Biba, i propozuar në këtë detyrë nga Partia Socialiste 3 vite më parë.
Po ashtu në listën e kandidatëve për kryetar të KQZ-së i pari renditet dhe avokati i PS-së në Kolegjin Zgjedhor, Koli Bele.
Lista zyrtare e publikuar nga Kuvendi
– Koli BELE;
– Denar BIBA;
– Rozeta IVANOVA;
– Lefterije LUZI;
– Anton LLESHAJ;
– Elion SEMANAJ
KOHA JONË SONDAZH

