Kuvendi rrëzon Nishanin, PD: Duam transparencë për Gjykatën e Lartë

Kuvendi ka rrëzuar dy dekretet e Nishanit për kthimin e ndryshimet të ligjit për KLSH dhe Gjykatën e Lartë.

Mazhoranca ka votuar kundër dekretin e Presidentit Bujar Nishani për kthimin e ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë, ku  78 deputetë votuan kundër këtij dekreti 39 pro dhe vetëm 1 abstenoi.

Po ashtu mazhoranca ka rrëzuar edhe dekretin e Nishanit për kthimin e ligjit për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. 76 deputetë kanë votuar kundër, 40 deputetë pro ndërsa njëri prej tyre abstenoi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Komisonit të Ligjeve Fatmir Xhafaj ka rrëzuar pretendimet e Presidentit Nishani për emërimet në Gjykatën e Lartën. Sipas Xhafajt, me ligjin e ri synohet transparenca dhe objektivitet dhe vlerësim në meritën e kandidatëve që do të përzgjedhin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhafaj u shpreh se me ligjin që është aktualisht nuk ka transparencës pasi askush nuk e di se kush ishte kandidatura më e mirë, apo kush kandidoi.

“Shpallet vakanca. Kandidatët çojnë dokumentet  Presidenti bën një takim formal dhe zgjedh anëtarin. Por askush nuk di se si u zgjodh apo se cili ishte kandidati më i mirë. Apo zgjidhet ndonjë tjetër që nuk ka kandiduar fare”, tha Xhafaj lidhur për procesin aktual të përzgjedhjes së kandidaturave për Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë që deputeti i PD, Eduard Halimi ka qenë pro kthimit të ligjit pas sipas tij shkelet  Kushtetuta.

“Argumentet e Presidentit janë të qarta si kristali, në të njëjtën linjë me partnerët tanë të Komisionit të Venecias. Përveç procedurës ligji është antikushtetues. Përzgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë janë eskluzivitet i Presidentit. Mazhoranca ia heq këtë të drejtë. Këshilli juaj me në krye ministrin e Drejtësisë do përcaktojë kandidaturën”, tha Halimi. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?