Kuvendi shkarkon Ramën si ministër të Jashtëm, emërohen Xhaçka e Peleshi
Në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi miratoi ndryshimet në qeveri. Kryeministri Edi Rama zyrtarisht nga sot nuk do të mbajë më postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Olta Xhaçka do të mbajë postin e Ministres së Jashtme. Ndërsa Niko Peleshi do të mbajë postin e ministrit të Mbrojtjes.
Parlamenti duhet të mblidhej më 18 janar, por kryeministri Edi Rama kërkoi seancë të jashtëzakonshme për të emëruar zyrtarisht ministrat e rinj. Votimi në seancë nuk pati surpriza. Ndërkohë që për shkak të pandemisë deputetët nuk votuan në një kohë, por në grupe të veçanta.
Rezultati i votimit
Shkarkimi i Ramës si ministër i Jashtëm: 95 PRO 2 KUNDËR 2 ABSTENIM
Shkarkimi i Xhaçkës si ministre e Mbrojtjes: 95 PRO 3 KUNDËR 1 ABSTENIM
Emërimi i Xhaçkës si ministre e Jashtme: 94 PRO 4 KUNDËR 1 ABSTENIM
Emërimi i Peleshit si ministër i Mbrojtjes: 94 PRO 3 KUNDËR 3 ABSTENIM