Kuvendi voton dy komisionet hetimore të kërkuara nga PD
Kuvendi votoi në seancën e parë parlamentare të sesionit të ri ngritjen e dy komisioneve hetimore të kërkuar nga Partia Demokratike.
Kështu Kuvendi ka miratuar me 121 vota ngritjen e Komisionit Hetimor për serverin e tatimeve, i cili do të drejtohet nga deputeti Arben Ristanin.
Po kështu me 120 vota pro u votua edhe Komisioni Hetimor për emërimet në administratë, i cili do të drejtohet nga deputeti Genc Pollo.
Në fillim të seancës paramentare, Kreu i Kuvendit Ilir Meta vuri theksin në përsosmërinë e funksionimit të Kuvendit dhe përsosjen e dialogut mes mazhorancës dhe opozitës.
"Do të synojmë të përsosim funksionimin e Parlamentit. Do të synojmë për të përsosur më tej dialogun konstruktiv, mes mazhorancës dhe opozitës. Do të synojmë rolin mbikëqyrës të Kuvendit, të risim rolin e Kuvendit për përmbushjen e 5 prioriteteve të BE kur me e rëndësishmja është Reforma në BE.”, tha Meta.
Në vijim ai cilësoi si prioritet të punës së Kuvendit refomën në drejtësi, për të cilën Kuvendi ka miratuar disa muaj më parë edhe një Komision Ad-hoc, i cili pritet të plotësohet edhe me emrat e anëtarëve të opozitës.