Kuvendi voton gjyqtarin e 5-të për Kushtetuesen, Kim: Lajm i madh, KED të dërgojë pa vonesë listën te Presidenti

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e ka cilësuar lajm të madh miratimin e Altin Binajt si gjyqtar të 5-të të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në Twitter, Kim thotë se tani duhet edhe vetëm një gjyqtar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, dhe ajo shpreson që KED tashmë të dërgojë listën e kandidatëve tek Presidenti i Republikës.

Për ambasadoren amerikane, ngritja e Gjykatës Kushtetuese e çon Shqipërinë një hap më afër BE.

Postimi i plotë

“Lajm i madh: Parlamenti miratoi gjykatësin e GJK. Shqipëria tani ka nevojë edhe për një gjykatës për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Presim që KED t’i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt. Kjo është një arritje e madhe e cila do e çojë Shqipërinë më afër BE-së dhe pasqyron bashkëpunimin e fortë midis KED, Presidencës & Parlamentit.

SHKARKO APP