Kuvendi voton me 75 vota pro marrëveshjes për menaxhimin e Parkut të Butrintit
Me 75 vota, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në një seancë plenare të tensionuar, marrëveshjen për menaxhimin e Parkut të Butrintit. Në akuzat e ngritura nga opozita, kryeministri Edi Rama reagoi duke thënë se kjo qeveria ka zgjeruar hartën e zonave të mbrojtura.
“Që kur e kemi bërë ne kur unë isha ministër i Kulturës e propozova vendosjen në mbrojtje të Butrintit dhe krijimin e parkut kombëtar. Në hartën e zonave të mbrojtura kishte ndryshime të mëdha. Dhe lidhja që ju bëni është një lidhje që ju bashkon të gjithëve në të njëjtën kulturë të të bërit debat.
Nuk e di se çfarë keni me investitorët strategjikë. Dihet se çfarë përfaqësojnë si kategori dhe dihet për çfarë duhen. Do jap dy shembuj. Njëri shembull është që nga harta e Butrintit është hequr pjesa e urbanizuar e Ksamilit. Heqja e asaj pjese është bërë me një logjikë të caktuar. Nën monitorimin e Unescos e cila kërkoi rishikimin e zonave të mbrojtura. Ne zonat e mbrojtura nuk i kemi ngrënë ashtu si ju por e kemi zgjeruar hartën”.