Kuvendi voton me 95 vota pro Komisionin e Posaçëm për ngritjen e KQZ-së
Në seancën e kësaj të enjte, në Kuvend është votuar për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së me 95 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.
Kryetari i këtij komisionit do të jetë Damian Gjiknuri kryetar, ndërsa anëtarët e tjerë nga Partia Socialiste janë Adnor Shameti dhe Alket Hyseni.
Ndërkohë anëtarët nga opozita parlamentare Myslim Myurrizi dhe Edmond Stojku dhe nga opozita politike do të jetë Oerd Bylykbashi. Komisioni parashikohet të përmbyllë veprimtarinë deri më 2 tetor.