Kuvendi, voton pr/ligjin “Për organet e qeverisjes së gjyqësorit” dhe pensionet suplementare për agjentët

Sot mblidhet Kuvendi dhe në rendin e ditës është projektligji ‘Për organet e qeverisjes së gjyqësorit” çka pritet të sjellë edhe debate mes palëve.

Drafti i këtij projektligji është pjesë e paketës prej 7 ligjesh të Reformës në Drejtësi, ishte i vetmi që nuk u votua në seancën e 6 tetorit, bashkë me pesë ligjet e tjera, që do ta bëjnë të zbatueshme paketën kushtetuese të miratuar me konsensus ne seancën e 22 korrikut.

I asistuar nga misioni EURALIUS, pr/ligji në fjale konsiderohet një risi në sistemin gjyqësor shqiptar. Ai rregullon organizimin dhe funksionimin e katër institucioneve: Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, si dhe Këshillin e Lartë të Emërimeve, lidhur me përbërjen, procedurën e votimit, si dhe kompetencat respektive të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Axhenda parashikon njoftimin e pr/ligjeve të depozituara në Kuvend dhe më pas procedurën e votimit për një sërë pikash, si kalendarin 3 javor të punës për periudhën 17 tetor – 4 nëntor dhe votimin e pr/ligjeve dhe pr/akteve të pavotuara nga seanca e 13 tetorit, ku ben pjese edhe projektligji për pensionet suplementare për agjentët e agjencive inteligjente shqiptare

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtyrja e votimit

Në mungesë të kryeministrit në sallë, por edhe të largimit të dy deputetëve Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi si dhe braktisjes së punimeve të djeshme të Kuvendit nga deputetët e të gjitha kampeve, detyroi mazhorancën të shtyjë votimet e projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës së seancës  plenare një jave me pare.

Me justifikimin se disa prej deputetëve ishin të angazhuar me delegacione parlamentare, në emër të grupit të PS, Gramoz Ruçi kërkoi shtyrjen e votimit.

Duke pranuar kërkesën e kreut të grupit parlamentar socialist, nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj do të njoftonte se votimi do shtyhej për të enjten tjetër (sot).

Në rendin e ditës ishte parashikuar që mazhoranca të votonte e vetme draftin për organet e qeverisjes së institucioneve të drejtësisë, por deklarata e Blushit se tashmë ai do të ishte në opozitë me “Rilindjen”, ka bërë që mazhoranca e majtë të humbasë numrat në parlament.

Po ashtu, ishte parashikuar të miratohej edhe projektligji për pensionet suplementare për agjentët e agjencive inteligjente shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?