Kuvendi voton sot 6 ligjet, opozita votë vetëm për SPAK dhe BKH

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të rradhës. Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i 6 ligjeve nga 7 që ka paketa e emergjencës që bën të mundur zbatimin e reformës në drejtësi.

Një prej këtyre ligjeve, ai për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që njihet ndryshe edhe si vettingu, u miratua më herët në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës.

Opozita e kundërshtoi duke e konsideruar antikushtetues. Dhe për këtë, gjatë ditës së djeshme, demokratët e ankimuan në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin e ligjit vetëm dy ditë para se të hynte në fuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me 6 ligjet e tjera që pritet të miratohen sot, demokratët deklaruan një ditë më parë votë unanime vetëm për një prej tyre, ligjin për SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për 5 ligjet e tjera përfshirë atë të qeverisjes së sistemit gjyqësore, kryetari i opozitës Lulzim Basha paralajmëroi ankimim në Gjykatë Kushtetuese.

Basha tha se ndryshe nga 6 ligjet e tjera të paketës së reformës në drejtësi, ligji për strukturën e posacme antikorrupsion  është në përputhje me standardin që Partia Demokratike ka kërkuar që prej ditës së parë, ndërsa theksoi se e nesërmja  do të jetë ditë makthi për çdo zyrtar të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

ligjet-reforma

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?