Kuvendi voton sot për komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit

Parlamenti i Shqipërisë do të hedhë sot për votim, projektvendimin për ngritjen e Komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në agjendën me 21 pika të parlamentit që mblidhet në orën 10:00 këtë të premte, firmosur nga Kryetari Gramoz Ruçi, kjo pikë është e 20-a në radhë, pas votimit të disa dekreteve të Metës, me anë të të cilave ai i ka kthyer mbrapsht Kuvendit për rishqyrtim disa ligje.

Konkretisht, në pikën 20 thuhet: “Projektvendim “Për miratimin e raportit dhe propozimit të komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për ngritjen e një komisioni hetimor, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?