“Ky është kulmi, Basha merret me një çështje fotoje banale” (80 mijë USD)
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka reaguar sot për akuzat që kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë në adresë të Kryeministrit Edi Rama. Akuza lidhen me foton e bërë në vitin 2012 mes Ramës dhe Presidentit të SHBA, Barak Obama për të cilën aludohet se janë paguar 80 mijë dollarë.
Deputeti Braçe shkruan se Basha nuk mund të bëjë akuza banale, ndësa është i vetmi politkan që është akuzuar zyrtarisht nga Prokruria e Përgjithshme.
Deklarata e Braçes në Facebook:
“Para tre vitesh nuk e mendoja kete dite; Te dale lulzim basha e te kerkoje hetim per nje ceshtje banale fotografie, duke shpifur natyrisht!!
Si ka mundesi? E kam thene e sterthene; Lulzim Basha eshte i vetmi politikan ne kete vend qe ka nje akuze te ngritur ligjerisht, jo nga Edi Rama, por nga Prokuroria e Republikes.
Ajo akuze nuk eshte gjykuar kurre!! Per shkak afatesh te pretenduara nga Lulzim Basha, te mbeshtetura nga nje gjykatese ne prerin e se ciles Lulzim Basha ben sikur qan nje here ne vit, por dhe nga nje grup gjykatesish ne gjyakten e larte, te kundershtuar nga nje grup tjeter gjykatesisht po aty;
Lulzim Basha me ate akuze nuk eshte gjykuar deri tani!
Por Lulzim Basha, politikani me i pafytyre ne kete vend-domethene politikani qe as skuqet as zverdhet, as ndjen turp e as ndjen faj, ka kurajon qe te shpife, sulmoje, akuzoje, kercenoje.
Kulmi!”.
Reagon Kryeministri: Nuk kam paguar për foton me Presidentin Obama
KOHA JONË SONDAZH

