Kylian Mbappé thyen hundën përballë Austrisë, ndodhet në spital. Humbet Europianin!

Përfundon keq një përplasje e futbollistit të njohur francez, Mbappe me një futbollist të Austrisë. Kylian Mbappé, një nga lojtarët kryesorë të ekipit kombëtar të Francës, mund të mos marrë pjesë në Europian sipas kryetrajnerit të ekipit mjekësor të Francës. Futbollisti i njohur pësoi një thyerje të hundës gjatë ndeshjes së hapjes kundër Austrisë. Dëmtimi ndodhi kur Mbappé u përplas me mbrojtësin e RC Lens, Kevin Danso, duke e lënë kapitenin francez të gjakosur rëndë.

Mbappe është dërguar me urgjencë në një spital gjerman për të kryer një operacion në hundën e tij të thyer. Federata Franceze ka konfirmuar se sulmuesi është dërguar në Spitalin Universitar të Dusseldorfit me një ambulancë, ku do ti nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale.

Fabrice Bryand, ish-doktor i ekipit kombëtar të Francës, paralajmëroi se Mbappé do të duhet të përballet me një periudhë të paktën 10 ditësh për të rimarrë fuqitë, por shtoi se mund të ndikojë në pjesëmarrjen e tij në Europian.

Europiani humbi një sulmues kryesorë, kurse Franca njeriun kryesor të projektit për fitoren e kampionatit europian.

SHKARKO APP