La Stampa: Ambasadori Neritan Ceka, i përfshirë në blerje votash të shqiptarëve në Itali
Gazeta italiane “La Stampa” shkruan se ambasadori shqiptar në Romë, Neritan Ceka është përfshirë në një skandal korruptiv të blerjes së votave të emigrantëve shqiptarë. Ceka i ka premtuar kryetarit të Bashkisë në ishullin Ischia, Giosi Ferrandino vota të emigrantëve në Itali për llogari të tij. Historia nis marsin e kaluar dhe
është zbuluar pas disa përgjimeve, kur dy persona, Francesco Simone e Nicola Verri, i pari përgjegjës për marrëdhëniet e jashtme të CPL (kooperativë shërbimesh) dhe i dyti menaxher komercial në Lacio, Kampanja dhe Sardenjë, diskutojnë si të financojnë shoqata dhe fondacione të lidhura me politikën.
Nga përgjimet del se Simone kishte miqësi me ambasadorin Ceka dhe se kishin rënë dakord për të blerë vota për kryetarin Giosi Ferrandino, i cili po tentonte të zgjidhej për në Parlamentin Europian. Tema është vota e shqiptarëve me nënshtetësi italiane që votojnë për zgjedhjet evropiane. “Janë tridhjetë mijë vota. 10 mijë vota dalin gjithsesi, prit po të kaloj ambasadorin, kështu e fton deri në Ischia”, thotë ai.
Vetë Ceka e ka përgenjeshtruar këtë duke u kërkuar mediave italiane të tërheqin lajmin, perndryshe do perballen me gjykatën.