”Laert Haxhiu i ka mbajtur premtimet”, Bregu: Të gjithë prokurorët e SPAK-ut janë të rrezikuar

Laert Haxhiu është kryefjalë e emisioneve televizive këtë mbrëmje. Gazetari Sokol Bregu ka zbuluar detaje lidhur me planin e Laert Haxhiut dhe grupit të tij për vrasjen e një prokuroreje të SPAK. Ai u shpreh se Laert Haxhiu i ka mbajtur premtimet e tij më parë dhe kësisoj kërcënimi për prokurorët e SPAK sipas tij është real. Bregu shtoi se Haxhiu është vrasësi më i rrezikshëm në vend pasi nuk është një vrasës me pagesë, por “vrasës hakmarrës”.

”Ai është ndërtuar ndryshe për të qenë vrasës, është ndërtuar nga dhuna dhe hakmarrja. Për mua ky është vrasësi më emocional dhe më i rrezikshëm në vend. Është krijuar nga lënia pas dore nga shteti e Lushnjes. Laert Haxhiu krimet e tij i bën për hakmarrje dhe i bën në formë të tillë.

Nëse ka premtuar në një tavolinë se do kryejë diçka ka një arsye. Ata në burg të përjetshëm janë miqtë e tij të fëmijërisë dhe ai do hakmerret për ata. Ata kanë shkuar në burg vetëm për të ndihmuar atë për hakmarrjen.

Dy miqtë e tij Orges Bilbili dhe Anterio Karoshi e kanë ndihmuar atë në të gjitha vrasjet që ka kryer. Çdo qytet ka historitë e veta të ndryshme. Ai nuk fal, është vrasës hakmarrës, jo me pagesë”, tha ai ndër të tjera.

SHKARKO APP