Kryebashkiaku Veliaj i shpjegon Ramës: Të shtunën do fillojmë me pallatet e para
Këtë javë në Kombinat do të fillojë puna për pallatet e reja.
Nga Petrela ku inspektoi bashkë me kryeministrin Edi Rama shkollën e re që po rindërtohet, kryebashkiaku Erion Veliaj informoi se aktualisht të shtunën do të fillojë puna dhe me pallatet e para.
“Lagjja e re e Vaqarrit dhe Pezës, kaloi me VKM-të e reja. Dje ishim me ministren Balluku në Kombinat, do hapim edhe një zyrë komunikimi me qytetarët për të sqaruar të gjithë mënyrën sesi do funksionojë lagjja e re. Ne besojmë në kohë rekord se do fillojmë edhe aty. Janë çuar njoftimet, ka filluar zbrazja dhe besoj që të premten ose të shtunën do fillojmë me pallatet e para. Nga ajo që pamë dje, shumica i kishin zbrazur duraluminet dhe gjithë gjërat e vlefshme nga banesat”, theksoi Veliaj.