“Lajm i mirë nga Vlora!” Damian Gjiknuri: Drejt fundit operacioni për shuarjen e të gjitha vatrave të zjarrit në Dukat dhe Karaburun

Nga Damian Gjiknuri

Një lajm i mirë nga shtabi i emergjencave civile në Qarkun e Vlorës. Sapo më informuan se pas një pune intensive disa ditore po shkon drejt fundit operacioni për shuarjen e të gjitha vatrave të zjarrit përfshirë ato të Karaburunit dhe Dukatit. Personalisht kam ndjekur e jam informuar vazhdimisht për përpjekjet dhe masat e marra gjatë gjithë kohës nga strukturat në nivel qendror dhe lokal. Struktura që duhet thënë se kanë bërë maksimumin për përballimin e kësaj situate dhe meritojnë mirënjoheje kolektive. Një falënderim i përzemërt për të gjithë trupat e angazhuara, përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, Drejtorinë e Emergjencave Civile, ekipet e zjarrfikësve të Vlorës, Korçës, Gjirokastrës dhe Tiranës. Falenderim edhe për përfaqësuesit e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura ne Vlorë. Vlerësim maksimal për Prefektin e Qarkut Flamur Mamaj i cili kordinoi me sukses operacionin në terren gjatë gjithë këtyre ditëve duke mundësuar shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe banesave.
Edhe një tjetër rast ku del e qartë nevoja që politika dhe politikanët duhet të mbështesin shtabet e emergjencave dhe ti lënë ato të kryejnë punën e tyre pa u ndërhyrë as për qëllime politike dhe as për ti përdorur për publicitet personal në media. Ne politikanët, sipas rolit dhe detyrës që kemi duhet të bëjmë më të mirën për ti mbështetur strukturat profesionale me çfarë duhet dhe atëherë kur duhet. Organet ligjzbatuese duhet të bëjnë gjithçka për gjetjen dhe ndëshkimin e zjarrvënësve të cilët shkaktuan këto dëme kolosale mbi natyrën. Ngjarje të tilla duhet të na bëjnë të reflektojmë më mirë për raportin që njerëzimi ka ndërtuar me natyrën dhe për furinë e kësaj të fundit kur këto raporte çekuilibrohen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?