Lajme nga Athina
Lajme nga Athina
Ministri i Jashtëm grek Kotzias: “Kompromis i mirë për BE dhe për Greqinë”
Nga Kujtim VANI, Athinë
“Negociimi disa ditor përfundoi me një kompromis të mirë për BE dhe për Greqinë”, deklaroi ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, në konferencë për shtyp pas përfundimit të punimeve të këshillit të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të BE. Sipas Kotzias, teksti i konkluzioneve që adoptuan ministrat e jashtëm u ndryshua. Ai iu referua përfaqësueses së lartë për politikë Mogherini, që deklaroi se delegacioni grek, në mënyrë europiane, por edhe duke mbrojtur me forcë pikëpamjet e veta, dhe kontributin e vet në këtë kompromis. Kotzias theksoi se teksti u ndryshua falë përpjekjeve korrekte të Greqisë dhe se pasqyron në masë të madhe qëndrimet greke. Burime qeveritare thanë se ishte një “sukses i rëndësishëm i diplomacisë greke” vendimi i ministrave të jashtëm për krizën në Ukrainë. Bruimet theksuan se Athina arriti, në bashkëpunim me vende të tjerë, “të përmbysë klimën e luftës së ftohtë në favor të vendosjes së sanksioneve të reja kundër Rusisë, klimë që ishte kultivuar ditët e fundit”.
Një konferencë ndërkombëtare për borxhin, synimi i ministrisë së financave
Thirrja e një konference për borxhin përbën synim të ministrit të financave, Janis Varufakis, ndërsa kjo çështje do të shtrohet dhe në takimin e të premtes me kreun e Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem. Këtë e bënë të ditur burime nga ministria e financave, sipas të cilave gjithashtu ideja është që të rëndohen sa më pak taksapaguesit e shteteve të tjera europiane. Sigurisht, siç theksuan burimet, “në këtë do të luajë rol Banka Qendrore Europiane”. Zoti Varufakis do të shkojë të dielën në Londër, ku do të takohet me homologun e tij britanik George Osborne, ndërsa të hënën do tët akohet në Paris me ministrin francez të ekonomisë, Michel Sapin dhe të martën në Romë, për bisedime me homologun italian Pier Carlo Padoan. Gjithsesi, burime nga ministria e financave, thanë se deri tani nuk ka patur asnjë komunikim me ndonjë zyrtar të qeverisë gjermane, rrjedhimisht as me ministrin e financave, Wolfgang Schauble.
Samaras: “Shumë shpejt partia do të ftohet të luajë rolin e saj historik”
“Shumë shpejt partia do të ftohet të luajë rolin e saj historik”, deklaroi kryetari i Demokracisë së Re (ND), Antonis Samaras, në mbledhjen e parë të sekretariatit të ND pas zgjedhjeve. Ish kryeministri tha se ND rezistoi, qëndroi në këmbë, humbi vetëm 107.000 vota në raport me zgjedhjet e 2012-s. “Përligjja e ND do të vijë së shpejti”, tha Samaras dhe shtoi se ditën e zgjedhjeve pati mungesa komisionerësh në qendrat e votimit dhe se gjatë fushatës mungoi përfaqësimi i ND në mediat lokale. “Nuk kultivuam frikën, por nënvizuam rreziqet dhe thamë të vërtetën”, theksoi Samaras. Shenjat e para nga qeveria e re po vërtetojnë rreziqet që nënvizuam, vazhdoi ish kryeministri, duke iu referuar deklartatave qeveritare për anulimin e privatizimeve. Samaras tha më tej se nuk u promovua mjaftueshëm axhenda e reformave dhe tash e tutje do të përqendrohet “në mbështetjen e klasës së mesme që është shtylla vertebrore e partisë, por edhe e shoqërisë greke”.
Venizelos, në krye të PASOK-ut deri në mbajtjen e kongresit
Qëndrimin e tij në udhëheqjen e partisë deri në mbajtjen e kongresit, që e paralajmëroi për pas Pashkëve, me qëllim që të garantojënjë kongres politik që do të përcaktojë pozicionin dhe strategjinë e partisë, njoftoi kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos. Sipas burimeve nga selia e partisë, pas kongresit, do të fillojnë procedurat për zgjedhjen e udhëheqjes së re. Ndërkohë, nevojën e gjetjes së një kompromisi të qeverisë greke me Europën, nënvizoi presidenti i Parlamentit Europian, martin Schulz në takimin që kishte me zotin Venizelos. Venizelos e informoi zotin Schulz për zhvillimet në gjirin e PASOK-ut, duke theksuar gjithsesi se ajo që na interesin tani është ecuria e Greqisë në zonën e euros.
Sot në Athinë kreu i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem
Sot viziton Athinën kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, i cili pritet të takohet me kryeministrin Aleksis Cipras dhe ministrin e financave Janis Varufakis. Siç u bë e ditur nga ministria e financave, me këto bisedime “fillon konsultimi me partnerët që do të shpjerë në një marrëveshje jetësuese, totale, për të rindërtimin e ekonomisë sociale të vendit, në kuadër të një Europe që evoluon”.
Për një marrëdhënie besimi ndërmjet Greqisë së pas memorandumit dhe Bashkimit Europian foli kryeministri Aleksis Cipras, menjëherë pas takimit të tij me presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz, të enjten në Athinë.
Cipras tha se qeveria ka një plan reformash rrënjësore që do të trajtojnë shkaqet e krizës në Greqi dhe theksoi se është e nevojshme që të bëhen konsultime për një zgjidhje totale dhe me dobi reciproke , diçka që, siç nënvizoi, kërkon kohë.
Nga ana e vet, z.Schulz në deklaratën e vet, tha se rrallë ka bërë një diskutim kaq të sinqertë dhe esenciale, dhe shtoi se ranë dakord në shumë gjëra, por pati edhe çështje për të cilat nevojitet më shumë diskutim.
Schulz shprehu kënaqësinë e tij që luftimi i evazionit fiskal do të jetë prioritet madhor i qeverisë dhe përshëndeti faktin që qeveria greke nuk do të ndërmarrë akte të njëanshme, por do t’i promovojë qëndrimet e veta permes konsultimeve me partnerët.
Jeroen Dijsselbloem, kreu i këshillit të ministrave të financave të eurozonës, deklaroi se qeveria e re e Greqisë do të devijojë reformat dhe do të krijojë vonesa në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit nëse insiston në realizimin e premtimeve elektorale.
Shefi i Eurogrupit, që mbërrin sot në Athinë për bisedime me zyrtarë të lartë të qeverisë greke, shtoi se është “shumë herët të gjykohet” çfarë do të bëjë në të vërtetë qeveria e Alsksis Cipras.
“Me gjithë sinqeritetin, po të mbledhë dikush gjithë premtimet (që u bënë në fushatën elektorale), buxheti grek do të dalë nga shinat shumë shpejt”, theksoi Dijsselbloem nga Amsterdami.
Zyrtari holandez tha se është i gatshëm të dëgjojë propozimet e Athinës për lehtësim të borxhit, por shtoi se “ajo që është më e rëndësishme për Greqinë, është thjesht të respektojë marrëveshjet që kemi lidhur”. Nëse shtohen shpenzimet publike që do ta shndërrojnë suficitin primar në deficit, “lehtësimi i borxhit nuk do të ndihmojë”, komentoi kreu i Eurogrupit, i cili nënvizoi se Greqia “ushqen ambicien” që të qëndrojë në Eurozonë, dhe të njëjtën gjë duan edhe partnerët.Athinë, takimi Cipras – Schulz: Marrëdhënie besimi ndërmjet Greqisë së pas memorandumit dhe BE
Për një marrëdhënie besimi ndërmjet Greqisë së pas memorandumit dhe Bashkimit Europian foli kryeministri Aleksis Cipras, menjëherë pas takimit të tij me presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz. Cipras tha se qeveria ka një plan reformash rrënjësore që do të trajtojnë shkaqet e krizës në Greqi dhe theksoi se është e nevojshme që të bëhen konsultime për një zgjidhje totale dhe me dobi reciproke , diçka që, siç nënvizoi, kërkon kohë.
Ndërsa, z.Schulz në deklaratën e vet, tha se rrallë ka bërë një diskutim kaq të sinqertë dhe esenciale, dhe shtoi se ranë dakord në shumë gjëra, por pati edhe çështje për të cilat nevojitet më shumë diskutim.
Schulz shprehu kënaqësinë e tij që luftimi i evazionit fiskal do të jetë prioritet madhor i qeverisë dhe përshëndeti faktin që qeveria greke nuk do të ndërmarrë akte të njëanshme, por do t’i promovojë qëndrimet e veta permes konsultimeve me partnerët.
KOHA JONË SONDAZH

