LAJMI I FUNDIT/ Tjetër tërmet lëkund vendin, ja sa ishte magnituda
Një tjetër lëkundje tërmet ka tronditur vendin tonë pak minuta më parë. ESCM njofton se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 të shkallës rihter.
Sipas të dhënave të para, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 ballë, dhe me epiqendër në Lushnje. Tërmeti ka rënë në orën 21:21:40 në kohën lokale.
Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në një njoftim për mediat bën me dije se epiqendra e tërmetit është në afërsi të qytetit të Belshit.
“Më datë 24.09.2020, ora 21:21:40 UTC, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një lëkundje sizmike me magnitudë ML=4.2 ballë, me koordinata 41°04′ N dhe 19º 89′ E, me thellësi 17 km dhe me epiqendër 5 km në veri-perendim të qytetit Belsh”, njfton IGJEUM.
Nga dita e djeshme kanë rënë një mori tërmetesh në këtë zonë.