Lajmi më i mirë, shërohen dy pacientët e parë në Shqipëri

Më në fund vjen një lajm i mirë sa i përket koronavirusit në Shqipëri. Dy pacientë janë shëruar. Babai i pacientit zero, Viktor Kola, ose pacienti 1 të cilit para disa ditësh i kishte dalë tamponi i parë negativ, është shëruar plotësisht pasi edhe tamponi i dytë ka rezultuar negativ nga koronavirusi. Viktori është babai i 28-vjeçarit i cili dyshohet se është pacienti zero në Shqipëri. Kola u shpreh para disa ditësh në emisionin Open se virusi nuk duhej marrë me stres dhe panik dhe se ishte diçka që kalohej. Lajmi është konfrimuar edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila përmes një postimi në facebook, shkruan se ”Dy pacientët e parë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë”.

Postimi i plotë

“Lajm i mirë??

Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin Infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë??

Dy pacientë, kontakte të pacientit 0️⃣ që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.
#Bravo ekipit të spitalit infektiv??
Por JU LUTEM KUJDES‼️Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës❗️

JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI‼️
Nëse keni shenja të sëmundjes ☎️ 1️⃣2️⃣7️⃣‼️

SHKARKO APP