Lame: Brenda mandatit legalizojmë zonat masive informale

Legalizimi i zonave masive informale, për të cilat u hartua dhe ligji i legalizimeve nga qeveria, do të përmbyllet brenda mandatit të kësaj mazhorance. Kjo u bë e ditur nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame. I ftuar në “Tonight Ilva Tare”, ai tha se është 10-fishuar ritmi i shpejtësisë me të cilën po kalon ky proçes, ndërsa foli për një fluks të madh vetëdeklarimesh në limitetet e përfundimit të afatit të lënë nga kjo agjenci.

Që prej marrjes së detyrës në krye të këtij institucioni, Lame thotë se sot ka një fotografi më të qartë të gjithë ndërtimeve informale në vend. Por, ato që janë më të dhimbshme dhe më të vështira për tu gëlltitur, sipas tij, janë 8000 legalizimit e vitit të fundit të qeverisë e djathtë.

Ai thotë se nuk po ecet në këtë logjikë, pasi sipas tij, në totalin e legalizimeve të qeverisjes së majtë ka një përmbysje raporti me të kaluarën, mbi 90% janë shtëpi banimi të qytetarëve. Por, a po ndërtohet më pa leje? Lame thotë po, por nga ana tjetër nënvizon se ka një ulje me 80% të ndërtimshmërisë. Edhe 20%, sipas tij, nuk ka bëjë me zënie trualli, por rimenaxhim të pronës ku janë.

Kreu i ALUIZNI-t, preku edhe rastin e banorëve të Shkodrës pranë stadiumit, ku nuk nguroi ta cilësojë një problematikë më shumë të fryrë politikisht, sesa reale. Në kuadër të projektit, Lame tha se banorët do të shpronësohen dhe më pas do prishen shtëpitë që preken nga ndërtimi i parkingut, duke shtuar se kështu është vepruar jetë e mot kur kemi të bëjmë me vepra publike.

SHKARKO APP