”Lamtumirë”, Rama: Ikja e Lili Cingut lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare
Politikë E Hënë, 5 Shkurt 2024 20:12
Mbretëresha e valles shqiptare nuk është më në mesin tonë. Valltarja Lili Cingu, e shpallur ”Nder i Kombit” është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare. Teksa i jep lamtumirën, kryeministri Edi Rama, shkruan se ikja e saj lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare. ”LAMTUMIRË! Ikja e Lili Cingut lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare. U prehtë në paqe’‘,-shkruan Rama.