Portali e-Legjislacioni, Spiropali: Procesi ligjvënës bëhet më transparent e gjithëpërfshirës
U lancua sot portali E-Legjislacioni në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj, e cilësoi platformën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të procesit ligjvënës në vend. Sipas Spiropalit, E-Legjislacioni shkon përtej një programi kompjuterik, duke thënë se është një vizion i ri për një proces ligjvënës më cilësor, efektiv dhe më të hapur e të aksesueshëm nga publiku.
“Po hedhim një hap të ri për të afruar qytetarët me Kuvendin, për të ndërtuar ura komunikimi ndërmjet institucioneve dhe për të vendosur teknologjinë në funksion të demokracisë”, u shpreh Spiropali, duke shtuar se për herë të parë në Kuvend do të ketë akte ligjore të konsoliduara që përmbajnë të gjithë ndryshimet ndër vite në një version të vetëm.
Sipas Spiropalit, kjo platformë, përves aksesit informues, u jep mundësinë qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit, ekspertëve dhe aktorëve të tjerë të ndjekin dhe kontribuojnë në procesin legjislativ, nga faza e hartimit e deri në miratimin në Kuvend.
KOHA JONË SONDAZH

