Lapraka si Afganistani pas bombardimeve, Spahiu: Më 25 Prill i rikthejmë pushtetin qytetarit (VIDEO)

Drejtuesi politik i LSI-së për Tiranën, Përparim Spahiu këtë të martë ka parë nga afër njësinë administrative nr.11 në Laparakë, ku rrugët e shkatërruara, mungesa totale e urbanizimit dhe braktisja nga dora e shtetit, e bëjnë këtë vend sipas tij, një një luginë në Afganistan pas bombardimeve.

”Sot më mirëpriti me bujarinë e tij baca Zef, 84-vjeçari i mençur me origjinë nga Tropoja. Biseduam shtruar për hallet e përbashkëta, për nevojën e ndryshimit të 25 prillit si prolog i përmirësimit të jetës. Hallet e Zefit dhe mijëra banorëve të kësaj zone janë Shqipëria e vërtetë. Jo Shqipëria e maketeve 3D, jo Shqipëria e propagandës, jo Shqipëria e censurës dhe keqqeverisjes”,shkruan Spahiu në facebook.

Nga ana tjetër, ai jep mesazhin që me 25 prill, pushteti rikthehet në duart e qytetarëve. ”KM në largim nuk i gënjen dot më këta njerëz! Shumë vite premtime dhe asnjë ndryshim në horizont, asnjë shpresë, por diskriminim dhe getoizim i tyre. Nga 25 Prilli, nisim të ndërtojmë një shtet që mendon dhe vepron për qytetarin. Për më shumë punësim, mirëqënie dhe zhvillim të prekshëm nga veriu në jug”,shkruan më tej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk jam i sigurt nëse këto pamje ngjasojnë më shumë me luginat e Afganistanit apo Berlinin e ’45 pas bombardimeve të Aleatëve. Këtu jemi jo larg qendrës së Tiranës, njësia administrative nr. 11 në Laprakë.

Shkatërrimi i rrugëve, mungesa totale e urbanizimit dhe braktisja nga dora e shtetit kombinohet me tonelatat e plastikës që notojnë në brigjet e lumit të Tiranës. Kjo zonë duket e pajetueshme, megjithatë sot më mirëpriti me bujarinë e tij baca Zef, 84-vjeçari i mençur me origjinë nga Tropoja.

Biseduam shtruar për hallet e përbashkëta, për nevojën e ndryshimit të 25 prillit si prolog i përmirësimit të jetës. Hallet e Zefit dhe mijëra banorëve të kësaj zone janë Shqipëria e vërtetë. Jo Shqipëria e maketeve 3D, jo Shqipëria e propagandës, jo Shqipëria e censurës dhe keqqeverisjes.

KM në largim nuk i gënjen dot më këta njerëz! Shumë vite premtime dhe asnjë ndryshim në horizont, asnjë shpresë, por diskriminim dhe getoizim i tyre. Nga 25 Prilli, nisim të ndërtojmë një shtet që mendon dhe vepron për qytetarin. Për më shumë punësim, mirëqënie dhe zhvillim të prekshëm nga veriu në jug.

Shtrojmë rrugën e një Shqipërie pa geto, ku njerëzit janë të barabartë dhe investimet nuk ndahen në bazë të preferencave dhe llogarive elektorale. Më 25 Prill i rikthejmë pushtetin qytetarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?