Pse Berisha sulmon Fevziun,sipas lapsit të Shkullak-Bushatit?
Sot lapsi i Shkullak-Bushatit ka bere nje analize pse ish-kryeministri po sulmon Blendi Fevziun.Ja analiza e plote, sipas tyre:
Sali Berisha ka thyer një tjetër rekord. Jo nga ato për ngjitje majash apo notim në thellësi, por nga ato më të hershmet, me zbulim armiqsh. Këtë ka bërë edhe tani së fundi duke shpallur si armikun më të ri drejtuesin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu. Ai ka reaguar menjëherë pas emisionit të së enjtes duke e quajtur atë “si një nga emisionet më të neveritshme në historinë e mediave“.
Por, tanimë Berisha nuk përbën më lajm me sulmet ndaj njerëzve që nuk i ka nën kontroll, pyetja që shtrohet për të është: Pse ai vendosi ta sulmojë tani Fevziun? Pse ai vendosi të shpallë në mënyrë violente dhe publikisht një marëdhënie të prishur që nëpranverën e vitit 2013, përpara zgjedhjeve parlamentare?
Pyetja shtrohet kështu për disa arsye. Sepse, megjithëse prej gati 3 vjetësh ai nuk shkel më në studion e Opinion, të cilën e kishte të përzgjedhurën e vet gjatë kohës që ishte kryeministër, Berisha nuk e kishte shpallur publikisht inatin e tij. Ai ishte munduar që herë pas here të anatemonte me shkrime të gjata në Facebook analistët e emisionit (më të egrin e ka pasur kundër Lubonjës), por kurrë Opinionin.
Dukej se në emër të një miqësie të gjatë me gazetarin Fevziu, Berisha donte ta mbyllte me heshtje prishjen e marëdhënies së tyre.
Një shkak tjetër se përse ish kryeministri pat hezituar ta hedhë këtë hap qe dhe marëdhënia speciale që ai kishte me televizionin Klan, gjatë kohës që ishte në pushtet. Nuk i shkonte Berishës dhe mbi të gjitha atij vetë, ta përdhoste atë marëdhënie që qe e njohur për të gjithë publikun. Pikërisht edhe për këtë arsye, kur nga selia e re e PD-së, televizioni Klan u sulmua ashpër si i blerë nga qeveria aktuale, po të njëjtën ditë Berisha u shfaq në publik në krah të Aleksandër Frangajt.
Ishte kjo pra arsyeja që megjithëse ziente nga përbrenda “sipas motos ata që s’janë me mua janë armiqtë e mij” berisha mos ta sulmonte Opinionin në publik.
Nga ana e tij gazetari Fevziu kishte folur për prishjen e marëdhënies me ish kryeministrin. Fillimisht në një intervistë për gazetën “Panorama” në mars 2015 ai deklaroi: “Unë kam pasur një raport miqësor me zotin Berisha… Ky raport është prishur për arsye të emisionit dhe qëndrimit të tij. Nuk e kam prishur unë, por zoti Berisha dhe përderisa ai nuk mi ka bërë asnjëherë arsyet prezente, unë nuk mund të flas për to. Nëse do ta pyesnit dhe do fliste, mund të më shërbente edhe mua për të kuptuar më shumë”.
Pak a shumë të njëjtin version po me më shumë detaje dha Fevziu së fundi në emisionin“Komiteti” të gazetës Ekspres në Prishtinë. Ai shpjegoi se fillimisht berisha ishte mërzitur për interpretimin që gazetari i kish bërë ngjarjeve të vitit 1997, pastaj se i kish shprehur Frangajt disa pakënaqësi për emisionin deri sa vendosi ta bojkotojë atë (shihe video poshtë versionin e Fevziut).
Kështu mendohej se do të sillej edhe Berisha, deri dje në mbrëmje kur ai e konsideroi emisionin si “të neveritshëm”.
Natyrisht mungesa e protagonizmit në atë studio, xhelozia që i sheh kundërshtarët e tij të parakalojnë aty, paranoja e tij për të parë kudo armiq dhe së fundi afrimi i TV Klanit me Ramën e bënë Berishën që të shpallte edhe publikisht konfliktin duke e etiketuar “Opinionin” si mbrojtës të “mashtrimeve të Saje Qorrit“.
Po edhe nëse për një moment e marrim të vërtetë akuzën e Berishës, a i takon atij ta thotë atë? A është serioz? A ka përgjegjësi? A e njeh shprehjen e Shvejkut “ç’me duhet mua se çfar bëj unë”?
Sepse nëse emisioni opinion është ashtu sikurse thotë doktori, ai duhet të shpegojë më parë se pse doli non stop për 8 vite pushtet në këtë studio? Mos vallë se donte të gënjente si Saje Qorri? Apo mos vallë se tani nuk i ka mbetur në dorë armë tjetër përpos gënjeshtrës? (Lapsi.al) Statusi i Berishes
Te dashur miq, sonte emisioni “Opinion” u shnderrua ne njerin prej me te neveritshmeve ne historine e mediave. Nga gjashte pjesemarres, vetem njeri u perpoq te thoshte gjysem te verteta per situaten dramatike te rendit ndersa te tjeret nuk kuptoheshin ne ishin oficere policie apo agjent civil te policise por qe bene gjithcka te lehtesonin dhe avokatonin policine. Ky eshte nje zhvillim teper i rende, eshte dominim absolutisht i krimit dhe policise se lidhur kembe e koke me krimin mbi mediat. Ne emision, pa asnje baze, u shpallen te mirefilla mashtrimet e Saje Qorrit!
(marre nga lapsi.al)