Largime dhe jo miratime nga Kryesia. Ende e paqartë sa kandidatë ka PD, Alibeaj: E mësoni nga KQZ

Ajo që po ndodh me PD-në zyrtare që ka Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar, është se në çdo orë po del që një kandidat ose është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 14 Majit, ose nuk është miratuar nga Kryesia.

Genc Doçi i përfolur si kandidat për kryetar bashkie në Kurbin me PD-në, nuk do të jetë në garë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Doçi në një postim në rrjetet sociale, ndërsa thekson se nuk e ka miratuar Kryesia.

Më herët u mësua se Ibrahim Bruka nuk ka nuk ka mundur të regjistrohet. Olti Kurti, kryetari i KZAZ në Vorë, ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme është kryer vetëm regjistrimi i kandidatit të Partisë Socialiste dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Edhe Sandër Marku në Lezhë, Genc Doçi në Kurbin, Gjergji Gjata në Korçë dhe Bujar Vreto në Librazhd nuk do të jenë pjesë e garës së 14 Majit. I pari që konfirmoi zyrtarisht tërheqjen nga gara për zgjedhjet lokale është Gjergji Gjata, së bashku me 40 kandidatët për Këshillin Bashkiak.

Emrat e PD për 14 Majin

1. Tiranë-Roland Bejko
2. Mallakastër-Agron Kapllanaj
3. Lezhë-Sandër Marku (I tërhequr)
4. Patos-Pranvera Rizai
5. Fier-Eriselda Zotaj Çelaj
6. Korçë-Gjergji Gjata (I tërhequr)
7. Poliçan-Florian Qamo
8. Kuçovë-Ilirjan Koxhaj
9. Kamëz-Bilbil Bajraktari
10. Krujë-Sabah Sheta
11. Dibër-Naim Gazidede
12. Dimal-Dritan Sula
13. Librazhd-Bujar Vreto (I pamiratuar nga Kryesia)
14. Vorë-Ibrahim Bruka (I pamiratuar nga Kryesia)
15. Sarandë-Skënder Muço
16. Mirditë-Mark Ruçi
17. Kurbin-Genc Doçi (I pamiratuar nga Kryesia)
18. Vau i Dejës-Klomentina Drini

SHKARKO APP