Largimi i këshilltarëve, LSI: Presioni banditesk i Armando Subashit

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, me anë të një postimi në rrjetin social facebook thotë se qeveria po tenton të largojë vëmendjen nga debati mbi ndihmën ekonomike duke përhapur lajmin e largimit të këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Fierit. Sipas Braimllarit, këshilltarët e LSI-së janë larguar për shkak të presionit banditesk të Armando Subashit kohë më parë.

”Qeveria e drogës, për të larguar vëmendjen nga debati mbi ndihmën ekonomike dhe varfërinë ku e ka cuar vendin, nxjerr lajme për largimin e këshilltarëve të LSI-së në Bashkine Fier. Jemi në dijeni që për shkak të presionit banditesk të Armando Subashit ato këshilltarë kanë kohë që janë larguar nga grupi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. LSI-ja po ndjek nga afër dhe po përgatit një dosje voluminoze për aktet korruptive dhe lidhjet e Armando Subashit me krimin e organizuar, duke e favorizuar dhe ndihmuar që në kohën kur ka qenë gjyqtar. Kohës korruptive dhe kriminale të Armando Subashit po i vjen fundi”, shkruan Braimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?