Largimi i këshilltarëve të LSI, Kryemadhi: Lajme të vjetra

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se çdo anëtar i LSI është i lirë për të qenë kudo, duke komentuar kështu dhe largimet e këshilltarëve të saj bashkiakë në disa bashki të vendit.

“Sot është ditë paqe, nuk është ditë as për të cilësuar apo për tu marrë me lajme të vjetra. Dua tu them dhe diçka tjetër, anëtarët e LSI janë të lirë për të qenë kudo që janë po di të them që realitetin ku ne jetojmë nuk e ndryshojnë as këshilltarët dhe as deputetët. E rëndësishme është që të ndryshojmë e tu japim shqiptarëve më shumë punë, më shumë mirëqenie dhe më shumë begati”, tha znj. Kryemadhi.

Ajo ka uruar besimtarët bektashianë dhe shqiptarët për ditën e Sulltan Novruzit. “Drita e Zotit u ndriçoftë rrugën të gjithë shqiptarëve, dhe të reflektojë klasën politike për t’i dhënë dritë, begati, paqe dhe më shumë forcë shqiptarëve”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Urimi i Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi me rastin e festës së Sulltan Novruzit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë ditë të fisnikërisë së bektashianëve u uroj të gjithë besimtarëtve bektashianë dhe popullit shqiptarë, paqe e mbarësi.

Drita e Zotit u ndriçoftë rrugën të gjithë shqiptarëve, dhe të reflektojë klasën politike për t’i dhënë  më shumë dritë, më shumë begati, më shumë paqe dhe më shumë forcë shqiptarëve.

Ju uroj dhe ju që në këtë ditë pushimi ju shërbeni qytetarëve dhe ne njëkohësisht, duke na çuar zërin tonë dhe fjalën tonë tek ta. Gëzuar për shumë vjet, mbarësi për ju dhe familjet tuaja. Paqja mbizotëroftë në shpirtin tuaj dhe të gjithë shqiptarëve.

Sot është ditë paqe, nuk është ditë as për të cilësuar apo për tu marrë me lajme të vjetra. Dua tu them dhe diçka tjetër, anëtarët e LSI janë të lirë për të qenë kudo që janë po di të them që realitetin ku ne jetojmë nuk e ndryshojnë as këshilltarët dhe as deputetët. E rëndësishme është që të ndryshojmë e tu japim shqiptarëve më shumë punë, më shumë mirëqënie dhe më shumë begati

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?